Goleada e Liverpoolit në Old Trafford nuk ka të ndalur edhe në fillim të gjysmës së dytë të ndeshjes së vlefshme për Ligën Premier.
Redsat janë duke e nëpërkëmbur skuadrën vendase, të cilës ia shënuan katër gola vetëm në 45 minutat e para.
Porse me të filluar gjysma e dytë e takimit erdhi edhe goli i pestë, ndërsa emri i golashënuesit ishte: Mohamed Salah.
And M Salah gives a hat-trick! 🙌🏽🙌🏽🙌🏽 king! pic.twitter.com/PzjRlxLkMl
— ⚖️TheFemaleShoemaker 🧶🧵 (@a_wemoye) October 24, 2021
Pas një gabimi të Paul Pogbas në mesfushë dhe një kundërsulmi të shpejtë, topi arriti te egjiptiani, i cili me qetësi e mposhti përsëri David de Gean (50’).
Ky ishte goli i tretë i Salah në këtë takim, pasi dy të tjerë i realizoi në pjesën e parë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Lessi_Ga/status/1452314765255221259