Site icon Telegrafi

Salah kalon Suarezin dhe Torresin me gola te Liverpooli

Mohamed Salah është duke shkëlqyer te Liverpooli edhe në këtë sezon.

Liverpooli e ka mposhtur Watfordin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Ylli egjiptian shënoi që të dy golat në këtë takim, duke lënë pas vetës dy legjendat e The Reds, Luis Suarez e Fernando Torres.

Lexo po ashtu Fitorja e tetë radhazi, Liverpooli vazhdon rrugën drejt titullit

Salah ka kaluar që të dy ish-sulmuesit e Liverpoolit me më së shumti gola të shënuara deri më tani në Anfield.

‘Faraoni’ ka shënuar deri më tani 84 gola në 12 paraqitje për gjashtë herë kampionin evropian.

Në anën tjetër, uruguaiani kishte shënuar 82 gola në 133 paraqitje, derisa spanjolli kishte 81 gola në 142 ndeshje. /Telegrafi/

Exit mobile version