Telegrafi

Liverpooli kalon në epërsi ndaj Tottenhamit, shënon Salah

Liverpooli është rikthyer në ndeshje ndaj Tottenham Hotspur duke shënuar edhe golin e dytë.

Është ylli egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka shënuar për epërsinë e Reds 2-1.

Goli i Salah erdhi në minutën e 75-të të ndeshjes.

Ky gol u shënua nga pika e bardhë, pasi më parë Sadio Mane u pengua në zonë. /Telegrafi/