Liverpool ka marrë një fitore të mundimshme ndaj Aston Villës 1-0 në Anfield.
Ishte një ndeshje emocionuese pasi legjenda e vendasve Steven Gerrard u rikthye në Anfield, por kësaj radhe si kundërshtar pasi ishte në stolin e Villas.
Vendasit krijuan disa raste të mira shënimi, por 45 minutat e para përfunduan ashtu siç filluan me rezultat të pastër 0-0.
Në minutën e 67-të, vendasit fituan një penallti të cilën në gol e shndërroi Mohamed Salah për 1-0.
𝟓𝟎𝟏 points for the Reds in the @PremierLeague under the boss! 🥰 pic.twitter.com/8VWqDYgLsn
— Liverpool FC (@LFC) December 11, 2021
Përkundër rasteve të mira që kishin dy skuadrat, deri në fund gola më nuk pati dhe The Reds morën tri pikë.
Me këtë fitore Liverpool ngritët në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Manchester City. /Telegrafi/