Reprezentuesi egjiptian po kërkohet me ngulm nga Jurgen Klopp.
E ardhmja e Mohamed Salah është pothuajse e sigurt se do të jetë te Liverpooli.
Egjiptiani tashmë ka marrëveshje personale me ‘The Reds’, ndërsa tani pritet edhe akordi i anglezëve me Romën.
Liverpooli ka një ofertë të majme për Romën, pasi ka ofruar 35 milionë euro dhe 5 të tjera bonuse për ta transferuar sulmuesin.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që Salah kalon në Premier Ligë, pasi që ai ka pasur një aventurë të shkurtër me Chelsean.