Telegrafi

Salah është ‘i dëshpëruar’ për të vazhduar kontratën e tij me Liverpoolin

Mohamed Salah ka ndarë mendjen për të qëndruar edhe më gjatë te Liverpooli dhe thuhet se është i etur për të vazhduar kontratën.

Sipas mediumit Liverpool Echo, Salah dhe familja e tij janë të vendosur mirë në Liverpool dhe nuk dëshirojnë të largohen tani.

Salah beson se vajza e tij e madhe Makka i përket Liverpoolit dhe ai nuk dëshiron t’ua heqë atë fëmijëve të tij.

Sulmuesi egjiptian, kontrata e të cilit skadon verën e ardhshme, nuk është gjithashtu i bindur për transferimin në Arabinë Saudite pas rënies drastike në karrierën e Sadio Mane.

Kështu, Salah është i etur për të qëndruar në Liverpool, por ai nuk do ta thotë atë te hierarkia pasi është detyra e drejtuesve të hapin bisedimet për kontratën.

Në moshën 32-vjeçare, Salah nuk ka treguar ndonjë shenjë rënieje dhe nuk ka dhënë ndonjë arsye që Liverpooli të mos i ofrojë atij një kontratë të re. /Telegrafi/