Site icon Telegrafi

Salah është afër të bëhet golashënuesi i tretë më i mirë në histori të Liverpoolit

Mohamed Salah është në prag të ngjitjes në treshen e parë të golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave të klubi anglez, Liverpool.

Sulmuesi egjiptian, aktualisht me 227 gola të shënuara, është në vendin e pestë dhe vetëm një pas vendit të katërt, Billy Liddell, i cili ka 228 gola.

Megjithatë, Salahun e ndajnë vetëm 14 gola nga lojtari që mban pozitën e tretë, Gordon Hodgson, me 241 gola të shënuara.

Salah mund të kalojë Hodgsonin deri në fund të sezonit marrë parasysh formën e treguar deri tani këtë sezon.

 

Në rast se zë vend e tretë, ylli i Reds mbetet vetëm pasi legjendës Ian Rush, i cili mban pozitën e parë me 346 gola me fanellën e Liverpoolit dhe Roger Hunt i dyti me 285 gola.

Me vendin e tij në histori thuajse të siguruar, tifozët e Liverpool do të shpresojnë që klubi të lidh Salah me një kontratë të re së shpejti për të siguruar trashëgiminë e tij të vazhdueshme në Anfield. /Telegrafi/

Exit mobile version