Site icon Telegrafi

Salah: I dua Romën dhe tifozët, ata më duan po ashtu

Mohamed Salah dhe Francesco Totti (Foto: Getty Images)

Mohamed Salah është i lumtur që do të kthehet në Romë me Liverpoolin, sepse akoma e ruan dashurinë për tifozët e ish-klubit të tij.

Egjiptiani u largua nga Giallorossët në verën e kaluar duke iu bashkuar klubit nga Liga Premier, ndërsa i është dhënë mundësia të luajë para tifozëve në Stadio Olimpico në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kampionëve, por këtë herë si kundërshtar.

Mohamed Salah si lojtar i Romës (Foto: Getty Images)

“Është klubi im i vjetër. I dua tifozët atje dhe ata më duan mua”, ka thënë Salah për CNN.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Mohamed Salah

“Akoma mbaj kontakte me shumicën e lojtarëve atje. Ishim shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë”

“Padyshim se kam kujtime të lumtura. Kemi luajtur bashkë për dy vite dhe kemi luftuar së bashku në të gjitha ndeshjet. Kemi pasur çaste të mira në zhveshtore”, ka shtuar ai.

Mohamed Salah dhe Francesco Totti (Foto: Getty Images)

Kur është pyetur se kë dëshiron më së shumti ta takojë, përgjigja e 25-vjeçarit ishte: “Francesco Tottin. Ai është mahnitës, i jashtëzakonshëm – ai i posedon të gjitha. E dua. Kam raporte të mira me të, është shumë i këndshëm”.

Salah iu bashkua Romës nga Chelsea në verën e vitit 2015, fillimisht në formë huazimi njëvjeçar dhe në fund të sezonit, nënshkroi kontratë me të drejta të plota. Ndërkaq, në verën e vitit 2017, ai u transferua te Liverpooli. /Telegrafi/

Exit mobile version