Site icon Telegrafi

Salah i dëshiron fat Pjanicit, ndërsa i thurë lavde Strootmanit

Mesfushori i Romës, Mohamed Salah, nuk ka pranuar të komenton kalimin e Miralem Pjanic te Juventusi.

Anësori egjiptian i ka dëshiruar fat boshnjakut, ndërsa ka lavdëruar tej mase Kevin Strootman.

“Ai bëri zgjedhjen e tij, ishte një vendim personal i tij dhe preferoj mos ta komentojë”.

Lexo po ashtu Formacioni i ëndrrave, real dhe i çuditshëm i Juventusit për sezonin e ri (Foto)

“I dëshiroj fat të mirë, do të jetë gjithmonë miku im. Strootman është një lojtar i madh i cili gjithmonë dëshiron të fitojë, madje edhe në stërvitje. Është kthyer më i fortë se më parë”.

“Dzekos i mungoi pak fat në sezonin e kaluar, më pëlqen të luaj me atë pasi ai gjithmonë ndihmon skuadrën edhe kur nuk shënon. E konsideroj atë një lojtar të madh”.

“Totti është Totti, nuk e di çka mund të thuhet më shumë për atë, është krenari të luaj me atë”, ka thënë Salah për Sky. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Emocionuese/ Realizoi ëndrrën duke takuar Tottin, vajza nuk i përmbahet lotëve (Video)

 

Exit mobile version