Telegrafi

Salah ‘bombardon’ portën e Man Cityt

Liverpooli ka kaluar në epërsi ndaj Manchester Cityt në derbin që po luhet në kuadër të javës së 29-të në Ligën Premier.

Ndeshjen më mirë e filluan Citizens, por që The Reds ishin të parët që shënuan.

Ishte minuta e 17-të e takimit kur Diogo Jota asistoi te Mohamed Salah që realizoi për 1-0.

Ky ishte goli i 12-të i egjiptianit deri më tani në këtë sezon, ndërsa ka edhe shtatë asistime. /Telegrafi/