Telegrafi

Salah Abdeslam do ekstradohet në Francë

Një gjykatë në Bruksel ka vendosur ta lejojë ekstradimin për në Francë të Salah Abdeslam, i dyshuar për sulmet në Paris në nëntor të vitit të kaluar.

Abdeslam i cili u arrestua më herët këtë muaj në kryeqytetin e Brukselit, kishte një marrëveshje të mëhershme për transferim, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.

Ai u kap pasi kishte qenë i fshehur në kryeqytetin belg për më shumë se  katër muaj.

Arrestimi i tij në një operacion policor dramatik, erdhi katër ditë para se  sulmet më bomba lanë të vdekur 32 persona në Bruksel.

Autoritetet belge dhe franceze do të konsiderojnë se si do të vazhdohet me ekstradimin.