Parlamenti i Zelandës së Re për herë të parë në historinë e tij ka bërë hapjen e një sesioni parlamentar me anë të recitimit të Kuranit të Shenjtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një gjest i tillë është bërë në shenjë solidariteti me viktimat e të shtënave, që thuhet të jenë rreth 50, gjatë një sulmi terrorist në dy xhami.
Gjithashtu, gjatë seancës, kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, filloi fjalimin e saj në parlament duke thënë ‘As-Salaamu-Alaikum (Paqja qoftë mbi ju)’.
Ndryshe, Brad Tarrant ishte ai i cili me gjakftohtësi vrau dhjetëra besimtarë brenda xhamisë Al Noor në qytetin Christchurch në Zelandë të Re, kishte filmuar gjithçka live në Facebook.
Brenton Tarrant, 28 vjeç, postoi fotografi të arsenalit të tij përkrah manifestit 74 faqesh ku e përshkroi veten si “një njeri i zakonshëm i bardhë, 28 vjeç. I lindur në Australi në një familje me të ardhura të ulëta”.
Përkundër këtyre, sipas thewest.com.au, përcjell Telegrafi, ai kishte edhe objektiva të tjerë, përfshirë figura të njohura botërore.
Siç thuhet tutje, ndër objektivat ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti turk Rexhep Erdogan, si dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan.
Ndërkohë, pas arrestimit ai është paraqitur para gjykatës. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qIYQB65gb2Y