Motra e George Michael, Melanie Panayiotou, ka ndërruar jetë në moshën 55 vjeçare – kanë njoftuar nga familja e saj.
Stilistja e flokëve ka ndërruar jetë saktësisht në trevjetorin e vdekjes së këngëtarit (25 dhjetor), ndërsa trupin e pajetë e ka gjetur motra e saj, Yioda.
Nga policia kanë bërë të ditur se ishin thirrur për shkak të vdekjes së papritur të një femre, ndërsa ne vendngjarje kanë shkuar shërbimet paramjekësore.
Autoritetet kanë thënë se vdekja nuk trajtohet si e dyshimtë, ndërsa mjeku ligjor është duke e përgatitur raportin për rrethanat dhe shkakun e vdekjes, raporton Independent.
George Michael vdiq më 25 dhjetor 2016 në moshën 53 vjeçare në shtëpinë e tij në Goring-on-Thames, ndërsa vdekja e tij ishte pasojë e kardiomiopatisë me miokardit dhe mëlçisë yndyrore. /Telegrafi/