“Naturale Balance” është një saksi përmban një rezervuar uji, që ushqen bimët gradualisht gjatë javëve.
Siç edhe shkruhet në përshkrimin e saj, përcjell Telegrafi, çfarë e dallon këtë saksi është fakti se ajo ju lejon që të kuptoni se kur duhet ta mbushni atë me ujë.
Kjo pasi që në momentin që rezervuari zbrazet, saksia anohet në njërën anë.
E veçantë tjetër e saj është se uji kalon gradualisht nëpër një filtër vetëm për nevojat aktuale të bimës, duke parandaluar përmbytjet e saj dhe kalbëzimin e rrënjëve të saj. /Telegrafi/