Site icon Telegrafi

Sakrifica për kombëtaren, ylli i Zvicrës luajti 70 minuta kundër Skocisë me hundë të thyer

Mbrojtësi i Newcastle Unitedit dhe i kombëtares së Zvicrës, Fabian Schar ka luajtur për 70 minuta kundër Skocisë me hundë të thyer.

Është vet Schar ai që e zbuloi këtë pas ndeshjes në të cilën ishte një nga më të përgjegjshmit për golin e pësuar nga kombëtarja e tij.

Scott McTominay gjuajti në minutën e 13-të të ndeshjes dhe topi kapi mbrojtësin e Newcastle në rrugën drejt portës dhe përfundoi pas shpinës së Yann Sommer.

Dhjetë minuta më vonë ai ishte në duel me Anthony Ralston, pas së cilit i rrjedh gjak nga hunda dhe pas ndeshjes tha se e kishte thyer atë.

“Më është thyer hunda”, ka komentuar shkurtimisht lëndimin e tij mbrojtësi i skuadrës zvicerane të futbollit.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ai do të luajë në ndeshjen kundër Gjermanisë, e cila është caktuar të dielën në orën 21:00.

Ky është rast i dytë që një lojtar e thyen hundën gjatë Euro 2024, pasi para disa ditësh e njëjta gjë i ndodhi edhe yllit francez, Kylian Mbappe. /Telegrafi/

Exit mobile version