Site icon Telegrafi

“Sakrifica” e Behgjet Pacollit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, po mundohet në çdo rast të krijojë përshtypjen e një politikani të përkushtuar për Kosovën.

Pacolli gati në çdo postim që bën në rrjetet sociale tregon për “sakrificën” që po bën për Kosovën, duke e lënë familjen në Zvicër.

Postimi i Pacollit:

“Sa herë që unë largohem nga Zvicra, me pyetin fëmijët pse, si dhe sa do të rri. Unë nuk e lë familjen time për qejf. Jo pse unë nuk dua të rri me ta, apo ata me mua, por sepse i duhem Kosovës. Këtu kemi ende shumë punë për të bërë. Ju uroj të gjithëve një fundjavë sa më të mirë!”, ka shkruar Pacolli në facebook, duke postuar edhe një fotografi nga një aeroport i Zvicrës.

 

Exit mobile version