Site icon Telegrafi

Sakrifica e artistit

Sopranoja shqiptare Ermonela Jaho, si personazh në serinë “Opera në kohën e virusit Covid-19”, të faqes “OperaWire”, shprehet se publiku do ta kuptojë se çfarë sakrificash kërkon kjo kohë nga të gjithë artistët.

“Mendoj se ndikimi më i madh do të jetë që të kuptojmë se ky profesion është jashtëzakonisht i cenueshëm. Shpresoj që publiku do ta kuptojë tani çfarë sakrificash kërkon nga të gjithë artistët, që të jenë në skenë dhe të nxjerrin jetesën nga arti i tyre. Zhvillimi i ri do të jetë transmetimi online, siç e kemi parë. Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson emocionin e pastër të të qenit afër artistëve gjatë performancave dhe energjinë, që e ata e marrin nga publiku e që transmetohet edhe tek interpretuesit, ne do t’ia arrijmë të gjejmë një mënyrë për ta pasur artin tonë”, shprehet sopranoja Jaho.

Exit mobile version