Site icon Telegrafi

Sakip Ymeri drejtor i ri i ATK-së?

Përkundër që ministri i Financave, Avdullah Hoti e preferonte që në krye të ATK-së të ishte Nahit Sharku, duket se Isa Mustafa ka vendosur ta emëroj dikë tjetër në këtë post të rëndësishëm. Kështu të paktën shkruan gazetari Mefail Bajqinovci. Ai në një shënim në Facebook thekson se drejtor i ri i ATK-së do të jetë Sakip Ymeri, raporton Gazeta Blic.

“Tre ditë pas daljes ne emisionin ‘Puls’ të zyrtarit të lartë të ATK-se Shaqir Totaj i cili denoncojë hapur keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin ne ATK,ndryshon menaxhmenti dhe emërohet para 5 minutave Sakip Ymeri drejtor i ri i ATK-së”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.

Redaksia ka provuar që të marrë informacione nga Ministria e Financave, por ende askush nuk ka kthyer përgjigje.

Gazeta Blic gjatë ditës së djeshme ka raportuar se Nahit Sharku, ushtrues i detyrës së drejtorit të ATK-së dhe ish- drejtori i ATK-së Behxhet Haliti janë duke u hetuar nga drejtësia, për faktin se ia falën borxhin një kompanie në mënyrë të kundërligjshme. Gazeta Blic ka raportuar se Policia për krime ekonomike ka ngritur kallëzim penal për këtë rast dhe tani lënda është në Prokurori. /Gazeta Blic/Telegrafi/

Exit mobile version