Mahmadou Sakho ka pranuar fajin për abuzimin me substanca të palejuara pas barazimit 1-1 të Liverpoolit me Manchester Unitedin në Ligën e Evropës që u zhvillua më 17 mars.
Ai ka përdorur një djegës të yndyrës që ka rezultuar pozitiv dhe të martën 26-vjeçari ka informuar trupin gjykues për vendimin e tij.
Liverpooli nuk do të komentojë për këtë çështje pasi është proces midis lojtarit dhe UEFA-s.
Lojtari mund të dënohet nga gjashtë muaj deri në një vit moslojë.