Telegrafi

Sakho mezi pret rikthimin te Liverpooli

Mamadou Sakho ka thënë se mezi pret të rikthehet te Liverpooli pasi është shpallur i pafajshëm për përdorimin e substancave palejuara.

Mbrojtësi francez në muajt e fundit ka mbetur jashtë fushave pasi rezultoi pozitiv në testet anti-doping, por UEFA sot e ka shpallur të pafajshëm.

“Jam i lumtur që më në fund ka përfunduar”, ka thënë Sakho. “Ishte periudhë e vështir për mua sepse e dija që nuk kam bërë asgjë gabim. Mezi pres të kthehem te ekipi dhe të luaj përsëri”.