Site icon Telegrafi

Sakho kërkoi 30 ditë dënim për doping

Zyrtari i Lartë i UEFA-s për doping, Marc Vouillamoz, ka pohuar se mbrojtësi i Liverpoolit, Mamadou Sakho, kishte kërkuar 30 ditë dënim pasi ishte testuar pozitiv në testet e dopingut.

Sakho nuk kaloi testet për djegie të yndyrës gjatë muajit mars, ndërsa UEFA ia pamundësoi pjesëmarrjen në Europa Ligë.

“Disa substanca shkaktojnë automatikisht suspendimin, disa të tjera jo. Në këtë rast, lojtari dëshiroi që të suspendohej përkohësisht, me dëshirën e tij, ndërsa UEFA e pranoi këtë kërkesë”, ka thënë Vouillamoz për L’Equipe.

“Komiteti disiplinor do të vendosë shumë shpejt për këtë rast. Tani lojtari ka mundësinë që të flasë dhe Komisioni të vendosë shpejtë”.

Exit mobile version