Telegrafi

Sakho bëhet me skuadër të re

Mbrojtësi francez i Liverpoolit, Mamadou Sakho pritet të largohet nga Liverpooli.

Pasi ka humbur pozitën e titullarit, Sakho është i vendosur të largohet nga ‘Anfield’.

Sipas medieve franceze, Olympique Marseille është skuadra e re e francezit.

Marseille ka filluar kontaktet me agjentin e lojtarit dhe ka arritur një marrëveshje për katër vite.

Tani mbetet që të gjendet një gjuhë e përbashkët mes dy klubeve.

Besohet se transferimi i Sakhos nga Liverpooli në Marseille do të ketë një kosto prej 15 milionë euro. /Telegrafi/