Telegrafi

Sajoi rrëmbimin për të dalë nga puna: E gjetën me duar të lidhura dhe një banane në gojë

Ai së pari tha se ishte rrëmbyer nga dy burra të maskuar, por në fund pranoi se gjithçka e kishte sajuar.

Njeriu nga Arizona ishte aq i dëshpëruar që të dilte nga puna, saqë organizoi rrëmbimin e tij, njoftuan autoritetet.

Brandon Souls, 19 vjeç, u gjet me duart e lidhura pas shpinës dhe një banane në gojën e tij pranë kullës së ujit në fillim të këtij muaji, raportuan mediat lokale.

Souls u tha autoriteteve se ishte rrëmbyer nga dy burra të maskuar dhe u godit në kokë, pas së cilës ai humbi ndjenjat, raporton nypost.

Njerëzit më pas e përzunë dhe e lanë atje ku u gjetën më vonë, thuhet se u tha Souls.

Megjithatë, pas kryerjes së një hetimi, detektivët nuk gjetën prova se rrëmbimi ndodhi. I riu më pas pranoi tek autoritetet se “shpiku një histori në mënyrë që të dilte nga puna”. Ai u arrestua më 17 shkurt për kallëzim të rremë në polici. /Telegrafi/