Telegrafi

Saint Maximin i dhuron tifozit orë luksoze të markës “Rolex” në vlerë mijëra euro

Ylli i Newcastle, Allan Saint Maximin, u pa duke i dhuruar një orë një tifozi pas fitores së skuadrës së tij në ditën e ndeshjes hapëse kundër Nottingham Forest.

Pasi ndihmoi skuadrën e tij të shënonte një fitore 2-0 ndaj Forestit të sapo promovuar, Saint Maximin ishte në një humor bujar teksa i dorëzoi një orë dore “Rolex” një tifozi të Newcastle i cili mbante një flamur francez me emrin dhe numrin e sulmuesit, shkruan SportBible.

Tifozi Steve Dutton, i cili ishte në fund të gjestit dashamirës nga Saint Maximin tha në Twitter: “Unë isha personi që më mora orën nga ASM. Isha fare pa fjalë. Mendova se ai po vinte për të nënshkruar autografe dhe për të bërë fotografi me fëmijët. Unë jam ende në shok, nuk mund ta falënderoj sa duhet Saint Maximin”.

Kjo nuk ishte hera e parë që Saint Maximin i dhuroi një orë një fansi, ai bëri të njëjtën gjë në dhjetor të vitit 2021.

Newcastle sapo kishte regjistruar fitoren e parë të sezonit në Ligën Premier kundër Burnleyt dhe i dha një tifozi një orë me vlerë 2,000 funte (2,300 euro) pas ndeshjes.

Fansi, Michael Urwin foli për Chronicle Live pasi mori dhuratën nga Saint Maximin.

Ai tha: “Ai doli nga vetura e tij dhe erdhi aty ku isha dhe më dha një kuti dhe më tha ‘Kjo është për ty’. Unë po dridhesha, të jem i sinqertë me ju, por ai ishte shumë i emocionuar dhe ishte thjesht duke thënë ‘Hape, hape!’”.

Që nga mbërritja e tij në St. James Park, Saint Maximin ka qenë i preferuari i fansave pasi aftësitë e tij verbuese dhe shpejtësinë e jashtëzakonshme që pushtoi zemrat e besimtarëve të Newcastle. /Telegrafi/