Telegrafi

Saimir Tahiri kalon ditët me djalin, larg zhurmës politike (Video)

Ish -ministri i brendshëm Saimir Tahiri, në gjithë këtë trazirë politike ku emri i tij është jo pak i përmendur, vendos të qëndrojë larg zhurmës dhe ta kaloj paraditen me një person mjaft të veçantë për të.

Të ulur në një kafe të thjeshtë pranë “Komunës së Parisit”, ish -ministri ishte duke shijuar kafen, jo me shok e me miq, por me djalin e tij. Për asnjë moment

Tahiri nuk ja ka hequr dorën nga qafa djalit, i cili tashmë është 7 vjeç dhe nuk ja ka ndarë përkëdheljet.

Ndërkohë që edhe pse jo në tavolinë ai ishte i shoqëruar nga tre truproja të ulur në një tavolinë më vete që nuk ja ndanin sytë kujtdo që hynte dhe dilte nga lokali.

Pasi përfundoi kafen Tahiri u kujdes t’i vishte jelekun djalit, e mori përdore dhe dolën jashtë nga lokali. /Telegrafi/