Site icon Telegrafi

Saimir Pirgu, koncert bamirësie në Tiranë

Koncerti që e sjell tenorin e njohur në Tiranë është në mbështetje të Down Syndrome Albania. Në këtë koncert (25 tetor) që do të dirigjohet nga mjeshtri Zhani Ciko, tenori do të shoqërohet dhe nga artistë të tjerë të njohur.

Pranë TOB bëjnë të ditur se emrat e artistëve që do ta shoqërojnë tenorin e njohur janë Marjana Leka, Sidrit Bejleri dhe Vikena Kamenica. Pirgu vjen në Tiranë pas marrjes së çmimit prestigjioz “Pavarotti i Artë” për vitin 2013.

Ky çmim iu dorëzua para disa kohësh gjatë një ceremonie të zhvilluar në teatrin e qytetit Korrexhoo, ku artistët dhanë edhe një shfaqje për të mbledhur fonde për bamirësi.

E ndërsa në skenat e botës tenori Saimir Pirgu po zhvillon një jetë të ngjeshur artistike, këtë herë për skenën shqiptare vjen me një mision të veçantë ndryshe nga herët e tjera. /bw/

Exit mobile version