Me siguri të gjithë kemi menduar të kundërtën. Kemi imagjinuar që ata ishin miq, që rrinin gjithë kohës bashkë, që ia kishin mësuar mendimet njëri-tjetrit dhe prej këtyre vinte sinkronizimi dhe natyrshmëria në program.
Saimir Kodra, papritur, na e ka shembur këtë parafytyrim. Ai ka thënë për Thumb që nuk ka qenë asnjëherë mik me Doktorin, kolegun e tij për shumë vite fillimisht në programin radiofonik, e më pas në Fiks Fare.
“Shiko, unë dhe Doktori nuk kemi qenë ndonjëherë miq. Mos më keqkuptoni, nuk e kam në kontekstin e punës. Jashtë ekranit kemi pasur jetë shumë të ndryshme. Unë kisha pasione të tjera dhe ai të tjera, prandaj nuk mund të them që jemi miq sot. Patjetër kur e takoj në rrugë i flas dhe e respektoj!”, tha Saimir Kodra.
Miq apo jo, kanë qenë një dyshe e papërsëritshme në ekran. Të gjithë e dimë që miqësia është e mrekullueshme, por në angazhime të ndryshme, siç është media, profesionalizmi dhe ky respekt i ndërsjellë që përmendi moderatori, e kryejnë shumë mirë punën. Talenti pastaj e bën të shkëlqejë atë! Dhe Saimir Kodra dhe Gent Pjetri e kanë pasur siç vazhdojnë ta kenë. /class/