Moderatori i njohur, Saimir Kodra, për herë të parë ka treguar historinë e tij të dashurisë me bashkëshorten.
Nuk jemi mësuar ta shohim prezantuesin shpesh në intervista, megjithatë moderatori i njohur shqiptar nuk e ka refuzuar ftesën për të qenë i pranishëm në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”. Kurthit të Arjolës nuk i ka shpëtuar as Kodra, i cili ka rrëfyer disa histori personale të patreguara më parë.
“Këtë nuk e kam thënë asnjëherë…” fillon rrëfimin e tij Saimiri, i cili zbulon sesi nisi historia me Adën, bashkëshorten e tij me të cilën kanë edhe një djalë shtatëvjeçar me emrin Aleksandër.
“Unë me Adën jam takuar në Top Channel, kur ajo ishte e angazhuar në emisionin Fiks Fare. Por qëndroi shumë pak në atë pozicion pune që kishte. E kisha parë edhe më parë sepse bashkëshortja ime ka qenë pjesë e spektakleve që organizoheshin në ate kohë. Ishim në ambientet e Top Channel dhe unë në një moment i marr telefonin Adës dhe i bie numrit tim, për të marr numrin e saj. Dhe pastaj filluam me ngacmime, me mesazhe dhe kështu filloi gjithçka, por këtë nuk e kam treguar asnjëherë!”