Telegrafi

Saido Mane siguron fansat: Ne do të bëhemi kampion

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane këmbëngul që se nuk do të lëkunden në ndjekjen e titullit të këtij sezoni.

Senegali është i bindur se The Reds do të fitojnë këtë vit titullin e Ligës Premier Ligën duke i dhënë fund pritjes së tyre agonisë 29-vjeçare pa trofe.

Mane pretendon se liderët aktual të ligës elitare angleze – të cilët kanë katër pikë më tepër se Manchester City – kanë mësuar mësimin e tyre.

“Ky nuk është ekip që ngatërrohet në fund. Ne do të jemi kampionë. Jam i sigurt se do të jemi kampionë të Anglisë”.

“Kur zgjohem, nuk shkoj në terren të trajnimit duke menduar se nuk do të fitojmë. Jemi të vendosur të tregojmë se jemi ekipi më i mirë në ligë”, tha sulmuesi.

Lexo po ashtu Klopp: Mos transferimi i Manes te Dortmundi, njëri nga gabimet më të mëdha jetësore

Ndërkohë, Liverpool gjatë fundjavë para shikuesve të vetë do ta pret skuadrën e papërshtatshme të Crystal Palace.

Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 75 paraqitje për anglezët dhe ka shënuar 31 gola. /Telegrafi/