Site icon Telegrafi

Sahiti transferohet në Shqipëri

Fjala është për mesfushorin mitrovicas, Samir Sahiti i cili iu ka bashkuar Bylisit në Shqipëri.

Sahiti e ka konfirmuar vetë këtë lajm duke postuar foto në llogarin e tij në Facebook.

“Prej sot jam rikthyer përsëri në Sueriore te KF Bylis. Faleminderit Trepçës 89 dhe të gjithë ata që më mbështetën”, shkroi Sahiti.

Ky ishte transferimi i dytë i Bylisit për këtë edicion nga futbolli kosovar pasi ditën e djeshme aty ka nënshkruar edhe Shpëtim Babaj. /Telegrafi/

Exit mobile version