Telegrafi

Sahiti prezantohet e Skënderbeu

Skënderbeu ka prezantuar ditën e sotme edhe afrimin më të ri, mesfushorin Suad Sahiti, i cili pritet të zëvendësojë Liridon Latifin e larguar te Puskas Akademia.

Gjatë prezantimit 22-vjeçari nuk e ka fshehur dot lumturinë, duke treguar se ka firmosur te klubi që bëri krenar të gjithë shqiptarët.

Mesfushori gjithashtu zbuloi se ka ftuar edhe vëllain e tij, Ermir Sahitin që të bëhet pjesë e Skënderbeut.

“Jam i lumtur qe vij këtu. Te zëvendësosh Latifin është e vështirë gjithnjë, por do mundohem ta bëj më së miri duke dhëne maksimumin. Jam në ekipin që ka bërë krenar të gjithë shqiptarët. Kam ftuar edhe Ermirin (vëllai i mesfushorit) të vijë këtu”.

Menjëherë pas konferencës për shtyp, skuadra ka dalë në stërvitje, ku nuk kanë munguar as surpriza e tifozëve të cilët e kanë përshëndetur skuadrën me duartrokitje dhe brohoritma për kualifikimin historik të arritur të enjte ndaj Dinamos së Zagrebit.