Site icon Telegrafi

Sahiti i lumtur dhe i gëzuar me fitoren e Kosovës

Trajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti ka folur pas fitores së Kosovës ndaj Letonisë.

Përfaqësuesja e Kosovës ka fituar në fund ndaj Kombëtares së Letonisë me rezultat 4-3 në miqësoren ndërkombëtare.

Takimi i zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë ka dhuruar shumë emocion dhe spektakël.

Lexo po ashtu Kosova fiton dramën e shtatë golave ndaj Letonisë (Foto/Video)

Pas ndeshjen ka folur edhe trajneri Muharrem Sahiti, i cili është ndarë i kënaqur me lojën e futbollistëve dhe rezultatin e ndeshjes.

“Patëm problem në pjesën e parë sidomos në pranimin e golit. Me një mbrojtje 5-3-2 të Letonisë e kishim problem. Shumë lehtë pranonim golat. Krijonim rastet, por nuk shënonim”, tha Sahiti pas ndeshjes.

Festa tek goli i parë

“Jam shumë i lumtur për këtë fitore, sepse kjo është shumë e mirë për lojtarët dhe tifozët. Të gjithë na gëzuan, por besoj edhe shikuesit”.

“ Kjo fitore është një çlirim për lojtarët, pas rezultateve jo të mira në ndeshjet e kaluara”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/ 

Exit mobile version