Site icon Telegrafi

Sahiti e provon fatin në Itali

Ende pa filluar stinori, skuadra e Hajvalisë jo vetëm që po përballet me probleme të shumta organizative dhe gjendjen e vështirë në tabelë, asaj tani kanë filluar t’i largohen edhe futbollistët.

Së fundi leje nga skuadra ka kërkuar dhe ka marr edhe mesfushori, Suat Sahiti i cili ka shkruar në prova disa ditore të Itali.

“Sahiti ka kërkuar leje nga klubi dhe është larguar drejt Italisë për provë”, bëri të ditur drejtori i klubit, Xhavid Pacolli.

Ndonëse ai nuk deshi të bëjë të ditur emrin e klubit, sipas spekulimeve bëhet fjalë për skuadrën e Cittadellas, e cila bën gara në Serie B apo kategorinë e dytë të futbollit italian.

Sahiti edhe më herët ka pasur disa avantrura ndërkombëtare, sidomos në Francë me ekipin e Olmympique Marseille dhe skuadrën e Parisa Saint Germain. Mbetet të shihet në ditët në vazhdim nëse ai do të vazhdojë në futbollin italian. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version