Telegrafi

Sahiti i bindur në pranimin e Kosovës në FIFA

Muharrem Sahiti, ndihmës-përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës, për Klan Kosovën ka thënë se presin që FFK të pranohet në FIFA.

“Pranimi me të drejta të plota do të thotë shumë jo vetëm për futbollin e Kosovës, por edhe për vet shtetin. Shpresoj që kjo pritje do të jetë si ajo e Budapestit dhe të mos ndodhë ndryshe”.

Ai ka deklaruar se përfaqësuesja është në nivel të kënaqshëm, pasi është punuar tash e një kohë si të ishte e tillë.

“Jemi përgatitur, kemi funksionuar si përfaqësuese sikur të kishim qenë të pranuar me vite. Por pranimi i plotë na mundëson që të përqendrohemi edhe më shumë sepse mund të ketë ardhje të reja”.

“Pas pranimit do të ketë sfida në formë të ndeshjeve zyrtare, kualifikuese, por mendoj që në aspektin sportiv jemi jo larg përfaqësueseve tjera”.