Telegrafi

Saha nuk dëshiron të largohet nga Evertoni

30-vjeçari ka lëshuar një pjesë të madhe të sezonit të kaluar për shkak të lëndimit, por për aq sa luajti tregoi se ende mund të jetë i rrezikshëm për golin kundërshtar.

“Nuk jam në kontakt me askënd. Dua të jem në shërbim të Evertonit dhe David Moyes i cili më dha shans. Derisa ata nuk vendosin të më shesin, nuk mund ta shoh veten duke u larguar nga Evertoni”, ka thënë Louis Saha.