Telegrafi

Saha i jep fitoren Evertonit

Goli i francezit, i shënuar në fund të pjesës së parë të ndeshjes, ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë fitoren e tretë të sezonit Evertonit, në takimin e zhvilluar në Fratton Park.

Ky është goli i shtatë i Saha në Ligën Premier në gjashtë ndeshje për Evertonin, ndërkaq është humbja e shtatë e Portsmouth nga po aq ndeshje. Rol të rëndësishëm në fitore luajti edhe portieri mysafir Tim Howard, që bëri disa mbrojtje të mira për Evertonin.