Telegrafi

Saha: Evertoni është më i fuqishëm këtë sezon

“Është shumë herët në sezon, por e kemi vënë veten në pozitë të vështirë ku nuk duhej të ishim. Kemi punuar shumë për t’u siguruar se në fund të sezonit do të përfundojmë në të njëjtën pozitë ku përfunduam sezonin e kaluar”.

“Mendoj se kemi një ekip më të mirë se ai i sezonit të kaluar. Nuk kemi humbur shumë lojtarë, e kemi forcuar ekipin dhe jemi plot vetëbesim se kemi një ekip që mund t’ia dalë”, ka thënë sulmuesi francez.