Telegrafi

Sagna: Paratë nuk sjellin tituj

“Si ekip ne gjithmonë mund të jemi më të mirë dhe do të jemi vitin e ardhshëm. Por nuk është gjithmonë te paratë. Paratë nuk janë gjithçka. Ju mund të blini një lojtar, por nëse kundërshtari e dëshiron më shumë se ju (titullin), atëherë ju mund ende të humbni”.

“Manchester City ka harxhuar më shumë se ne, por sot ne jemi në pozitën e tretë dhe ata në të pestën. Është për shkak të urisë dhe dëshirës dhe se sa shumë e dëshironi. Ne të gjithë e dëshirojmë”, ka thënë Sagna. /Telegrafi/