Site icon Telegrafi

Saga për ndryshimin e emrit të Interit merr një kthesë të re

Sipas La Repubblica, emri i biznesit të Interit do të mbetet ‘FC Internazionale Milano’, me ‘Inter Milano’ që do të përdoret vetëm për të nisur në emblemë të re.

La Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera raportuan këtë mëngjes se Interi do të ndryshojë emrin dhe emblemën e tyre në majin mars.

Sipas La Repubblica, megjithatë, emri i biznesit nuk do të ndryshojë dhe do të mbetet “FC Internazionale Milano”.

“As pronarët kinez të Interit, as menaxhmenti, nuk kanë ndërmend të ndryshojnë emrin historik të kompanisë”, thuhet në raport.

“Emri i klubit do të mbetet FC Internazionale Milano, kjo nuk është vënë kurrë në dyshim”.

Është konfirmuar që Interi do të nisë emblemën e tyre me një “fushatë të planifikuar prej kohësh”, megjithëse mund të ndodhë më vonë se në muajin mars. /Telegrafi/

Foto: Versione se si mund të duket emblema e re e Interit/ Football Italia
Exit mobile version