Telegrafi

Safina – Kuznetsova, finalja e femrave në French Open

Safina, është një hap afër titullit të parë Grand Slam, pas një loje të zjarrtë dhe të fuqishme tenisi në gjysmëfinalen përballë Cibulkova.

Rusja, e cila vitin e kaluar ishte po ashtu finaliste në Roland Garros, ku u mposht nga serbja Ana Ivanovic, pati nevojë për një orë e 41 minuta për të mposhtur tenisten e 20-të në botë.

Safina në finale do të takohet me bashkëvendësen e saj, Svetlana Kuznetsova, e cila në gjysmëfinalen tjetër mposhti australianen Samantha Stosur 2-1 me sete, (6-4; 6-7; 6-3).