Telegrafi

Safin i jep fund karrierës me humbje

29-vjeçari rus, fitues i dyfishtë i titujve Grand Slam, humbi në katër sete ndaj austriakut; edhe pse doli fitues bindës në të parin, ai humbi tre setet e radhës (1-6, 6-4, 6-3, 6-4).

“Është Okey. Ky është fundi. Ishte ndeshja e fundit në karrierë. Mund të kishte qenë një fund më i mirë, por përsëri është okey. Shoh më tej pas karrierës time, andaj nuk kam pendime. Nuk shqetësohem më për humbjet”, ka thënë Safin, i cili fitoi US Open në vitin 2000 dhe Australian Open në vitin 2005.