Site icon Telegrafi

Safi i QKMF-së në Gjakovë ndezin qirinj, nderojnë kolegët që humbën jetë në aksidentin me autoambulancë 

Mbrëmë stafi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë kanë ndezur qirinj për të kujtuar mjekun Mentor Salihi dhe Skofiar Gjini, të cilët ndërruan jetë pas një aksidenti me auto-ambulancë.

Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur më 30 qershor ku u përfshinë një veturë civile dhe një autoambulancë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.

Lexo po ashtu Pamje nga aksidenti me autoambulancë në Gjakovë, ku ndërroi jetë një person

Nga ky aksident ditë më parë ka humbur jetën edhe shoferi i autoambulancës së QMF-së në Gjakovë, Skofiar Gjini dhe më pas edhe mjeku Mentor Salihi.

Lexo po ashtu Vdes mjeku Mentor Salihi, ishte në autoambulancën që u aksidentua më 30 qershor

Ata ishin duke u kthyer me autoambulancë pas dhënies së ndihmës në një aksident tjetër. /Telegrafi/

Pamje: Syri Vision

Exit mobile version