Safet Kamberi është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë.
Në Kuvendin Zgjedhor të kësaj dege Safet Kamberi ka marrë 51 vota, ndërsa kundërkandidati i tij Faton Peci ka marrë 48 vota, njofton Klan Kosova.
I gjithë procesi zgjedhor në këtë kuvend është zhvilluar prapa dyerve të mbyllura.