Site icon Telegrafi

Safet Hoxha nuk largohet nga KRPP-ja

Edhe më tutje institucionet e vendit nuk po i marrin seriozisht rekomandimet e Komisionit Evropian për sigurimin e pavarësisë dhe kredibilitetit të menaxhmenteve që prekin Prokurimin Publik në vend

Përderisa në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka dhënë dorëheqje kryetari, Hysni Hoxha, në krye të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik vazhdon të jetë Safet Hoxha. Ky i fundit në vitin 2013 ishte emëruar anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.

Përfaqësues nga opozita dhe shoqëria civile mendojnë se Komisioni Evropian tek rekomandimi për liberalizimin e vizave ka vendosur kritere të njëjta edhe për KRPP-në sikurse në rastin e OSHP-së, ku ka kërkuar pavarësi dhe plane të rrepta të integritetit në operimin e këtyre dy trupave që kanë të bëjnë me prokurimet publike. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version