Në seancën e sotme qeveritare, ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive Sadulla Duraku, është emëruar zv.kryeministër, gjegjësisht zëvendës i kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev.
Duraku më herët ka udhëhequr me Ministrinë për Mjedis Jetësor, por pas formimit të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie në mes Bashkësive, ai mori drejtimin e këtij dikasteri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përveç Durakut, zv.kryeministra në Qeveri janë edhe Radmilla Sheqerinska, Koço Angjushev, Bujar Osmani dhe Oliver Spasovski.
Duraku është përmendur disa herë se do të jetë pjesë e kuadrit që do të largohet nga qeveria, ndryshime të cilat i paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev gjatë zgjedhjeve presidenciale, por nuk pati asgjë zyrtare nga këto informacione, ndërsa në seancën e sotme ai është emëruar edhe zëvendës kryeministër në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/