Telegrafi

Sadrija, talenti që lë Norvegjinë për Kosovën

Futbollistët shqiptarë dita ditës po bëhen protagonistë nëpër shtetet e njohura evropiane.

Puna e madhe që bëhet me ta nëpër Zvicër, Norvegji, Gjermani, Suedi e Angli po bënë që futbollistët e talentuar shqiptarë të tregojnë vetën në nivele të larta.

Njëri nga futbollistët e talentuar është edhe Adrian Sadrija, talenti që po luan në skuadrën norvegjeze Vardeneset.

17-vjeçari është pjesë e skuadrës së parë që dy vite, ndërsa tani ka vendosur që mos të përfaqësoj Norvegjinë por të luaj për Kosovën.

Adrian Sadrija (majtas)

Pejani ka vendosur të luaj për Kosovën U19 dhe do të grumbullohet tani nga Përfaqësuesja U19.

Sadrija është nën menaxhimin e agjentit të njohur Bes Zeneli i cili ka agjensionin ‘Centima-Sports’.

Ai pritet ta bëjë hapin e madh këtë verë, pasi për të interesim kanë shprehur disa skuadra nga elita e futbollit norvegjez.

Por e ardhmja e tij mund të jetë edhe në futbollin gjerman, pasi menaxherët e tij kanë lidhje të mira me klubet më të njohura në Gjermani.

Kosovës U19 iu shtua edhe një sulmues tejet i talentuar i cili pritet të jetë njeriu gol tek Përfaqësuesja U19. /Telegrafi/