Site icon Telegrafi

Sadio Mane është takuar me drejtuesit e Bayern Munich dhe i ka informuar ata për vendimin e tij rreth se ardhmes

Sadio Mane nënshkroi për Bayern Munich verën e kaluar, kur bavarezët e sollën nga Liverpooli, por senegalezi nuk arriti pritshmëritë dhe vazhdon të flitet për një largim nga klubi bavarez.

Megjithatë, sulmuesi me përvojë ka zhvilluar një takim me drejtuesit e klubit dhe u ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Bavari.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano zbuloi se ka pasur bisedime mes Sadio Mane dhe drejtuesve të Bayernit dhe senegalezi e kanë të qartë pozicionin dhe duan të qëndrojnë bë bashku edhe sezonin e ardhshëm.

“Kohët e fundit janë zhvilluar diskutime mes Bayern Munich, Sadio Mane dhe agjentëve të tij për të sqaruar gjërat pas një sezoni të parë të vështirë”.

“Mane dëshiron të qëndrojë. Ai shpreson të fitojë trofe dhe të ndryshojë kurs në Bayern sezonin e ardhshëm”, ka shkruar Romano.

Sadio Mane ka kontratë me Bayernin deri në verën e vitit 2025. Në sezonin aktual, lojtari afrikan ka luajtur 37 ndeshje, gjatë të cilave ka shënuar 12 gola dhe gjashtë asistime.

Sigurisht, sezoni i Mane në Bayern Munich u shënua nga konflikti mes tij dhe Leroy Sane, të cilin ai e goditi dhe u pezullua për pak kohë. /Telegrafi/

Exit mobile version