Armando Sadiku është kthyer te goli me Legian e Varshavës, duke shënuar në Kupë kundër Wisla Pulawy në fitoren 4-1.
Sulmuesi mori një top në zonë dhe me një kthese kaloi një mbrojtës duke qëlluar portën.
Ky ishte një mesazh për tifozët dhe mediat që ishin shumë kritike në kohën e fundit.
Sadiku, deri tani ka luajtur në të tri gara me Legian, ku ka shënuar në të tria.
Sulmuesi ka shënuar në kampionatin vendas, Ligën e Kampionëve dhe në Kupë.
Nëse shënon edhe në Ligën e Evropës, do të ishte diçka shumë e veçantë për të. /Telegrafi/