Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka qenë protagonist në Kupën e Polonisë.
Elbasanasi Armando Sadiku ka realizuar dy gola për skuadrën e Legia Varshavës, e cila është pranë kualifikimit në një rreth më tutje.
Kjo e fundit triumfoi si mysafirë i skuadrës Drutex me rezultat 3-1, ku shkëlqeu lojtari shqiptar.
https://youtu.be/deRa_i7ypYg?t=1
Futbollisti shënoi golin e parë në fillim të ndeshjes dhe golin e tretë një minutë para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Legia është thuajse e kualifikuar, ndonëse do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Varshavë.
Sadiku u transferua te Legia në verën e këtij viti, por kohët e fundit minutat në dispozicion shqiptarit kanë qenë të pakta.
Ndryshe, 26-vjeçari në ligën elitare polake deri më tani ka pasur 11 paraqitje, ku ka shënuar dy gola. /Telegrafi/
https://youtu.be/0RsKdcexxuU