Në Poloni, më së shumti ka bërë përshtypje paraqitja pozitive e Armando Sadikut, sesa nisja me humbje e sezonit të ri në kampionat nga Legia e Varshavës.
Mediat polake kanë nisur që të bëjnë edhe krahasimin e sulmuesve të rinj të Legias për kohën dhe minutazhin që i janë dashur deri në momentin kur kanë arritur të shënojnë golin e tyre të parë.
Në bazë të statistikave, futbollistit të Kombëtares shqiptare i janë dashur vetëm 35 minuta për të gjetur golin e parë me skuadrën polake, transmeton Panorama Sport.
Një statistikë e tillë është marrë në krahasim me të tjerë futbollistë të Legias ndër vite që kanë arritur të lënë gjurmë.
Ka prej atyre që u janë dashur edhe 421 minuta derisa të zhbllokohen apo edhe 123 minuta lojë deri në momentin kur kanë realizuar rrjetën e parë me skuadrën e Legias.